AKTUALITETKRONIKË
E rëndë/ U plagos me thikë në një sherri, ndërron jetë 18-vjeçari në Tiranë
18-vjeçari Aurelio Dervishi u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.
Bëhet me dije se ai ka humbur jetën pak çaste më pas. Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur një konflikti mes disa të rinjsh.
“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.