E sulmuan me levë në kokë, drejtori i “Delvina Gas” në rrezik për jetën me 7 të qepura. 5 persona të përfshirë, policia nuk ‘i jep zë’ ngjarjes
Nga incidenti në Delvinë, ku babë e bir, goditën 54-vjeçarin zbulohen detaje të reja.
54-vjeçari është drejtori i “Delvina Gas”, i cili prej ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Sarandës.
Babë e bir, Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami dhe Ender Meleqi, ky i fundit nipi i nënkryetares së bashkisë së Delvinës Brunilda Meleqi, e kanë goditur drejtorin e “Delvina gas” me levë në kokë.
Kristo Dhima, si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital me 7 të qepura në kokë.
Policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen, ku dyshohet se Dhima është goditur me levë në kokë nga 5 personat me qëllimin për ta vrarë.
Gjithashtu sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për influence brenda kompanisë “Delvina Gas”.
Incidenti i rëndë nisi si një provokim, fillimisht me makinën për xhamin e pasqyrës dhe përfundoi në dhunë e tentative vrasjeje.
Bledi Ali është hoxhë dhe duke menduar se është person me influence e mbështetje, merr përsipër sulmin me leve, ndërkohë që krimi është kryer nga Miri Bajrami.
Shefi i komisariatit me urdhër të shefave të lartë të policisë shoqëroi hoxhën dhe të birin, por i liroi për 30 minuta, duke e klasifikuar ngjarjen si sherr ordiner.
Ngjarja ka ndodhur të enjten (22 qershor) dhe akoma dhe sot policia nuk ka një njoftim zyrtar.
Viktima e dhunës Kristo Dhima ka njolle gjaku brenda kafkës dhe ende mjekët nuk japin garanci për jetën e tij.