AKTUALITETFIERI YNË TV

E trishtë në Fier! Misri derdhet në rrugë se nuk ka treg, fermerja: Tallen me ne maskarenjtë!

Fermerët e Fierit, të cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të drithërave në vend po hasin vështirësi në gjetjen e tregjeve. Ata shprehen se tregtarët po e grumbullojnë misrin me 2500 lek për kuintal. Një çmim ky tejet i ulët, që nuk justifikon as koston e prodhimit. Sipas tyre, kjo vjen pasi sasia më e madhe e misrit po importohet nga Serbia.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Misri derdhet në asfaltin e rrugës së Grecallisë, një fshat i njohur për kultivimin e drithërave në Fier.  Mungesa e pikave të grumbullimit dhe magazinimit ka vënë në vështirësi fermerët. Shumë prej tyre janë detyruar ta nxjerrin në rrugë misrin e sapo korrur, në pritje të blerësve.  

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prodhimi është i mbarë këtë sezon në gjithë fushën e Myzeqesë, por çmimi i shitjes është tejet i ulët. Me 2500 lek për kuintal nuk justifikohen as kostot e prodhimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kultivuesit  shprehen se shteti duhet të ndërhyjë si rregullator në treg, pasi prodhimi vendas po mbetet stok për shkak të çmimit të lirë të importit. Sipas tyre, sasia më e madhe e drithërave po importohet nga Serbia.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button