KRONIKËSTAR CHANNEL

“E vrava se nuk me linte te vishesha si doja”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel: Ishte fanatik

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia që 26-vjeçarja Emanilda Rama ka dhënë para hetuesve pas arrestimit të saj si e dyshuar për vrasjen e babait Anesti Rama.

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet.

Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë krim makabër në familje, policia thotë se me vajzën ka bashkëpunuar dhe e ëma, V. R., 53 vjeçe, duke tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Të dyja kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit.

Pas këtyre veprimeve, 26-vjeçarja ka njoftuar Policinë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button