KRONIKËSTAR CHANNEL
E zuri poshtë një trung druri gjatë ngarkimit, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident tragjik në punë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e fshatit Kurtesh, në bashkinë e Kolonjës, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec, punonte në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit. Ai kishte shkuar për të ngarkuar trungje druri, kur njëri prej tyre është shkëputur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.




