Edi Rama inspekton punimet në lumin Gjanica: Nga “gangrenë mjedisore” në oaz të gjelbër për Fierin

Fier, 29 prill 2025 – Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rehabilitimin e lumit Gjanica, ku vlerësoi progresin e dukshëm të këtij projekti madhor që po transformon një nga zonat më problematike të qytetit.
Gjatë vizitës në kantierin e lotit të tretë të punimeve, Rama e cilësoi Gjanicën si një simbol të rilindjes urbane të Fierit. Ai theksoi se për vite me radhë lumi ishte një “gangrenë mjedisore”, që ndoste rëndë të gjithë rajonin, ndërsa sot është kthyer në një shëtitore të bukur dhe një oaz të gjelbër në zemër të qytetit.
“Deri dje një gangrenë mjedisore e mbindotur në tërë gjatësinë e saj, ndërsa sot një nga shëtitoret më të bukura, e gjitha një oaz i gjelbër për qytetin, që plotëson më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në Fierin e rilindur,” shkroi Rama në rrjetet sociale.
Projekti i rehabilitimit të lumit Gjanica përfshin sistemimin e shtratit, krijimin e hapësirave publike, shtigjeve për këmbësorë dhe gjelbërimit, duke sjellë përfitime të mëdha për mjedisin dhe cilësinë e jetës së banorëve të Fierit.