POLITIKËSTAR CHANNEL

Edi Rama mban fjalën, i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës në Angli

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të hy në bisedime me palën britanike për të parë mundësinë e korrigjimit të të dhënave të shqiptarëve regjistruar si Kosovarë në Angli.

Reklama në FieriWeb

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Starmer, Edi Rama foli për këtë çështje e cila prek me mijëra shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ky ishte qëndrimi Edi Ramës për këtë çështje në një kohë kur ministria e punëve të brendshme Home Office prej vitit 2010 ka nisur heqjen e nënshtetësisë britanike më shumë se 1.800 shqiptarëve pasi zbuloi se ata e kishin marrë nënshtetësinë përmes mashtrimit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britaninë e madhe me shumë shqiptarë, të cilët kanë arritur dhe janë sistemuar në Britani shumë vite më parë, janë të gjithë të integruar në jetën e Britanisë së madhe, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta, por më saktë kanë përdorur identitet të Kosovës për të pasur pranimin si refugjatë lufte, ndërkohë që largoheshin nga një vend jashtëzakonisht në vështirësi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ata sot jetojnë me dy identitete, një identitet për shtetin britanik, një identitet këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme, të cilave mund t’u jepet një zgjidhje, duke pasur parasysh se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vjetësh dhe janë kontribuues në ekonominë dhe në jetën shoqërore të Britanisë me shumë dinjitet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Dhe e fundit është që janë 50 mijë shqiptarë afro me pasaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britanik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare që kontribuojnë në shtetin britanik si kontribuues të ndershëm dhe të rregullt dhe është e papranueshme për ne për më tepër pas gjithë kësaj pune që kemi bërë bashkë me qeverinë britanike, që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së Madhe nga një sërë burimesh mediatike” deklaroi Edi Rama duke ngjallur kështu shpresë për mijëra shqiptarë në  Britaninë e Madhe në ankth konstant për heqjen e nënshtetësisë britanike prej Home Office.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button