AKTUALITETKRONIKË
Efektivi i “Shqiponjave” qëllon me armë një person te “Komuna e Parisit”, policia në ndjekje të kolegut
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit.
I lënduar ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta, 45-vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa autori i dyshuar është oficeri i policisë Erion Goxhara.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po i jepet ndihma e parë të plagosurit. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.