POLITIKËSTAR CHANNEL

“Efkaristo poli”, Berisha takim me shqiptarët në Athinë: U shndërruat në faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

Sali Berisha ishte sot në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, të cilëve u ka kërkuar votën në 11 maj.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Berisha i përshëndeti ata në gjuhën greke, duke u thënë ‘efxaristo poli’ (faleminderit shumë), teksa shtoi se ata kanë qenë një faktor shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Greqisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Takimi me ju është takimi më prekës, më mallëngjyes, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ju në një kohë kur diktatura kishte shndërruar kombin shqiptar me një rraskapitje të madhe, pothuajse fantazëm, në një kohë kur ajo për dekada kishte vjellë vrer dhe demonizuar sa asnjë komb tjetër, fqinjin tonë mijëravjeçar, ju vërshuat drejt këtij vendi për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që krijonte varfëria e tejskajshme e trashëguar nga diktatura.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhët drejt një të panjohure. Njerëz që gjuhën nuk e dinit, njerëz që profesionet e kërkuara nuk i kishit, por u pritët nga mirëpritësit tuaj, u pritët nga qytetarët e këtij vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme ju u shndërruat dora dorës në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe lumenjtë e djersës që ju derdhët morën vlerësimin më të lartë në të gjitha fushat e këtij vendi, ndërtim, turizëm, bujqësi.

Sot nga ju në çdo fushë ka personalitete të shquara, ka këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë, sportistë, që nderojnë Greqinë në të gjitha garat me të cilët Shqipëria krenohet dhe do të krenohet.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Historia po përsëritet.

Ne jemi në sallën që mban emrin e një greke-shqiptare të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera, do të dalin nga ju me të cilat do të krenohet Greqia, do të krenohet Shqipëria”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button