“Ekonomia, e qendrueshme”/ Misioni i FMN në Shqipëri: Këtë vit rritja do shkojë 3 për qind
SHQIPËRI- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përfundim te vizitës në Shqipëri, ka vlerësuar ecurinë ekonomike në vend. Në deklaratën e FMN thuhet se rritja parashikohet të arrij ne 3% për këtë vit.
“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme. Këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 për qind, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit”, tha Anke Weber, shefe e misionit të FMN.
Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se sfidë për ekonominë mbetet niveli i inflacionit edhe pse ka pasur një trend rënës.
“Inflacioni mund të zgjatë më shumë, i nxitur nga kushtet e shtrënguara të tregut të punës dhe nga rritjet e konsiderueshme të pagave në sektorin publik, duke ndikuar edhe në pagat e sektorit privat. Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm, si faktor në prodhimin e energjisë elektrike, mund të sjellin një përsëritje të goditjeve”, theksoi ai.
Fondi Monetar vlerëson nismën për rritjen e pagave por njëkohësisht sugjeron që të merren masa për të përmirësuar të ardhurat në buxhet