AKTUALITETKRONIKË

EKSKLUZIVE/ 45-vjeçari dogji gruan me benzinë, gjykata hedh poshtë deklaratën e policisë: Nuk ishin në proces divorci!


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gusht.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të paditur, ku ende nga policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronte, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorëzuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Së fundmi nëpërmjet një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më herët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci. Melisa Trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT. Ngjarja ngjalli reagime të shumta të aktorëve politik.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button