Eksperti i sigurisë zbardh pistën kryesore: Ja pse Naim Murseli ekzekutoi Liridonën
Vrasja e Liridona Ademajt është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur gjithë opinionin shqiptar, ku ende motivi i ekzekutimit të saj mbetet i panjohur.
Fatjon Softa, eksperti i sigurisë tha në Dritare Tv se pista kryesore mbi motivet e vrasjes së Liridonës, mbetet informacioni i viktimës mbi bashkëshortin e saj, Naim Murseli.
“Është fatkeqësi të vesh dorë mbi një grua, jo më ta vrasësh në mënyrë atentati. Arsyet që i morën jetën Liridonës ende nuk dihen. Një nga pistat kryesore mund të jetë se Liridona ka pasur informacion mbi bashkëshortin e saj. Eleminimi i saj lidhet me informacionet mbi bashkëshortin, i cili ideoi, financoi të tjerët për të eleminuar Liridonën. Policia do të zbardhë ngjarjen, pasi familja dhe shoqëria ka të drejtë që të dijë të vërtetën.
Të vrasësh nënën e dy fëmijëve me aq qetësi është shumë e rëndë, arsye nuk ka qenë tradhëti. Ka diçka më të rëndë. Edhe tek ne ka raste kur gjyqtarja është vrarë nga bashkëshorti, fenomene të ngjashme edhe në shoqërinë shqiptare. Të qenurit sot grua e pambrojtur është shqetësim, edhe urdhërmbrojti ekziston si copë letër. Raste të tilla janë të rrezikshme, për aq kohë sa ne nuk i japim më shumë të drejta në shoqëri. Janë shumë të ekspozuara ndaj dhunës”, tha Softa.