AKTUALITETVIDEO

Eksportet bujqësore vazhdojnë me prodhimet e stinës! Në Roskovec, fermeri tregon suksesin (Video)

Një nga pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Roskovec, edhe pse në këtë periudhë dimri, vijon të eksportojë fruta-perime drejt vendeve të BE dhe rajonit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zhaku Metushi nga Roskoveci, dërgon për eksport, produktet e stinës si limoni, lakra, preshin apo pataten, që si destinacion kanë vendet e rajonit Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Çdo ditë eksportohen mesatarisht 40-60 ton produkte bujqësore, të cilat grumbullohen në këtë pikë nga fermerët nga e gjitha Shqipëria. Sipas eksportuesit nga Roskoveci, produktet shqiptare janë cilësore dhe kjo i bën të kenë treg të sigurt në vendet eksportuese. Ky vit konsiderohet për eksportuesin si vit i suksesshëm, në shitjen e produkteve bujqësore në treg dhe pa probleme në fuqinë punëtore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Por i riu nga Roskoveci, jo vetëm që grumbullon dhe eksporton produktet bujqësore në tregun e huaj, por zotëron edhe 2 ha me sera, kryesisht në kulturën e domates e kastravecave, duke shtuar në këtë mënyrë edhe gamën dhe sasinë e produkteve për eksport. Përgjatë aktivitetit të tij në këto 10 vite, Zhaku Metushi gjithçka e ka ndërtuar me forcat e veta pa ndihmën e askujt.

Reklama në FieriWeb

VIDEO

Top Channel

Related Articles

Back to top button