Uncategorized

Eksportet e shërbimeve, të pa mjaftueshme/ Deficiti i bilancit të pagesave, në nivelet më të larta që prej pandemisë


Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 216 milionë eurove, 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rritja u përcaktua nga ecuria negative e tremujorit të parë, kur deficiti i llogarisë korente u zgjerua me 150% me bazë vjetore. Deri tani, përkeqësimi i bilancit të llogarisë korente i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për 6-mujorin, ky deficit arriti vlerën e gati 2.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Edhe këtë vit eksportet e mallrave vazhdojnë të jenë në rënie, ndërsa importet po rriten, duke ndjekur rritjen e konsumit dhe kërkesës së brendshme, që po plotësohet kryesisht nga mallrat e huaja.

Nga ana tjetër, këtë vit eksportet e shërbimeve po rezultojnë të pamjaftueshme për të kompensuar deficitin e thellë në mallra. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.5 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Afërsisht gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 740 milionë eurove, në rritje me 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në rënie paraqitet këtë vit kontributi i fasonerisë. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët zbritën në 358 milionë euro, 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit.

Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.

Flukset negative neto në bilancin e llogarisë korente megjithatë mbulohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi.

Për 6-mujorin 2024, investimet e huaja direkte arritën vlerën rekord të 749 milionë eurove, shumë kjo 30% më e lartë se deficiti i llogarisë korente për të njëjtën periudhë./MONITOR

Related Articles

Back to top button