Ekstradohet nga Italia 52-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash

Personi që shihni në foton e mëposhtme është biznesmeni 52-vjeçar, Marsel Shega alias Bujar Shega nga Elbasani, i konsideruar si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditëmn e sotme nga nga Milano e Italisë, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët e Romës.

Tiranë – Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Shtetasi M. Sh., alias Bujar Shega, lindur në Elbasan, ishte arrestuar më parë në Itali dhe tashmë është sjellë në vend për t’u përballur me drejtësinë. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” që në vitin 2024. Pas procedurave të ekstradimit, ai do të dalë përpara autoriteteve gjyqësore shqiptare.
Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në veprimtari të paligjshme.