KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli – Ish-gjyqtari i futbollit që inskenoi vdekjen në Pukë

Ish-gjyqtari italian i futbollit dhe biznesmeni Davide Pecorelli është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë, në lidhje me çështjen e bujshme të inskenimit të vdekjes së tij në Pukë, rreth pesë vite më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai u mor në dorëzim nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin e Rinasit dhe po shoqërohet drejt Institucionit të Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pecorelli është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me 4 vite burg, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 8 vite, ndërsa çështja ndodhet aktualisht në Apel.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas hetimeve, Pecorelli inskenoi vdekjen pas falimentimit të biznesit të tij, për shkak të borxheve të mëdha. Ai humbi gjurmët për muaj të tërë, derisa u kap në Itali – ku kërkonte legjendaren thesar të Monte Kristos, një detaj që i dha ngjarjes një karakter të jashtëzakonshëm mediatik.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button