KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekstradohet nga Italia i kërkuari i Gjykatës së Fierit për mashtrim; 2 të tjerë sillen nga Danimarka dhe Franca për pastrim parash e armëmbajtje pa leje

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u ekstraduan nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga Italia u ekstradua shtetasi G. M., alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Berat, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykata e Fierit, datë 13.07.2024, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas hetimeve, ai dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit Gj. K., duke e mashtruar me premtimin se do ta ndihmonte të kalonte në Itali në mënyrë të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga Danimarka u ekstradua shtetasi D. M., alias D. Ç., alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky shtetas rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Kristiansand me 13 vjet burgim për “Trafikimin e lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimin e dokumenteve” dhe “Vjedhjen e energjisë elektrike”. Nga hetimet kanë rezultuar pasuri të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve.

Reklama në FieriWeb

Ndërsa nga Franca u ekstradua shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në SHBA, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Në qershor 2024, gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit, në valixhen e tij u gjetën 2 armë të ftohta (thika metalike).

Policia e Shtetit bën me dije se vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Related Articles

Back to top button