Ekzekutimi i Arjan Gosës në lokalin në Kavajë, policia identifikon autorin (EMRI+FOTO)
Vetëm pak orë pas vrasjes në Kavajë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Burime për mediat bëjnë me dije se person i cili qëlloi për vdekje Arjan Gosën është 31-vjeçari, Habib Rexha.
Habib Rexha dyshohet të jetë familjar me Altin Rexhën i cili mbeti i vrarë më 29 mars 2023, së bashku me vëllain e Arjan Gosës, Armand Edmond Gosa.
Altin Rexha dhe Armand Edmond Gosa humbën jetën dy muaj më parë, pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.
Ndërkohë, Arjan Gosa u vra sot në mesditë me një plumb në kokë nga Habib Rexha. 48-vjeçari teksa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij në ambientet e një lokali, është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë nga 31-vjeçari.
Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.
Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.