AKTUALITETBOTAKRONIKËLAJMI FUNDIT
Ekzekutimi i boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët e dyshuar të vrasjes, njëri prej tyre…
Autoritetet policore në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u ekzekutua të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Sipas mediave kosovare, tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë dhe vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se do të bëhen publik edhe identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër (sot) bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.
Sipas informacioneve që ka policia, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.