Ekzekutimi i Klaudio Myrtajt, dyshohet për shkaqe xhelozie! Merret në pyetje e dashura e tij
Detaje të reja janë bërë publike për mediat pas vrasjese së një të riu shqiptar.
Kujtojmë se 34-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 16:30, ku Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes, pranë një punishte zdrukthëtarie. Ai u dërgua në spitalin e Cuneos, por ndërroi jetë më pas.
Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit. Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi, ndërsa armën e ka përdorur me silenciator.
Sipas mediave italiane, dyshohet se krimi nisi për motive të dobëta xhelozie.
Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.
34-vjeçari shqiptar kishte dy vite që jetonte dhe punonte në Itali.