KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekzekutimi mafioz në derë të shtëpisë, gazetari jep detajet: 6 plumba ndaj pronarit të mobilerisë, Bujar Nasufi s’kishte precedent penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ( 12 janar 2024) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinë.

Reklama në FieriWeb

gazetari Edison Vatnikaj nga vendngjarja beri me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Related Articles

Back to top button