BOTA

Ekzekutohet në prani të familjes bosi i mafies greke/ Plumbat kapin vajzën e tij 22 vjeçare, si u plagos me thikë nga shqiptarët në 2018 në burg 


Bosi i mafies greke, Giannis Skaftourou, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në Dervenochoria. Sipas raportimit të medieve greke, 55-vjeçari u qëllua me armë pranë shtëpisë së tij, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe vajza e tij 22 vjeçare. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

55-vjeçari ishte bashkë me të afërm të tij, duke festuar pas Pashkëve, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri dhe një plumb kapi vajzën e tij, e cila u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai udhëtonte shumë rrallë në Atikë ose i shoqëruar nga badigardë pasi kishte frikë për ndonjë atentat të mundshëm ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Giannis Skaftouros konsiderohet si një nga “bosët“ e mafias greke”, ndërsa ishte i përfshirë në vrasje, rrëmbim, shantazh dhe vepra të tjera të rënda.  

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafias shqiptare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button