AKTUALITET

Elbasan/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve të Inceneratorit, tymi dhe era e keqe pushtojnë zonën! Zjarrfikësit në aksion për shuarjen, hetime për shkaqet

Elbasan– Një re gjigante tymi ka nisur të mbulojë qytetin e Elbasanit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm (9 Nëntor).

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtëllungat vijnë nga periferia, aty ku ndodhet edhe fusha e mbetjeve. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka përfshirë të gjithë pirgun me mbetje, duke vijuar të digjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bëhet fjalë për fushën e mbetjeve ku ndodhet edhe inceneratori i Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një numër zjarrfikësesh në mjete dhe punonjës u nisën menjëherë drejt vendngjarjes, njofton gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi. Po punohet me intensitet për shuarjen e tyre. Tymi dhe era e rëndë tashmë po përhapen në të gjithë fushën e qytetit.

Reklama në FieriWeb

Paralelisht me operacionin e shuarjes së flakëve, ka nisur edhe hetimi paraprak për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo aksidental.

Related Articles

Back to top button