AKTUALITETFIERI YNË TV

Elektroauti 89-vjeçar nga Fieri e nisi punën 14 vjeç dhe s’di të ndalet! Usta Vasili tregon “sekretin” e jetëgjatësisë.


Vasillaq Papallazo është sot 89 vjeç dhe vazhdon të ushtrojë profesionin e tij si elektroaut në Fier. Ustai shprehet se nuk ka ndaluar së punuari asnjë ditë që kur ishte 14-vjeç. Po kështu jep një mesazh për të rinjtë që tentojnë të emigrojnë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vasillaq Papallazo ose Usta Vasili siç e njohin të gjithë është 89-vjeç dhe punon prej 75 vitesh mekanik për elektromotorët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Une jam i datlindjes 1935, pra 89 vjeç, ndërsa në punë kam hyrë në vitin 1949, kur isha  14 vjeç”. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

E gjejmë në punishten e tij të vogël në ish-SMT-në e Fierit, ku riparon defektet elektrike në makineritë bujqësore si traktorë, autokombanjë, etj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Bej punën e elektroautit, riparime per bateri, gjeneratorë, motorino  dhe impiante te ndryshme  te makinave  apo te traktoreve . Me shume ketu vine njerzit  qe janë të lidhur me bujqësinë që kanë traktorë, makina apo autokombanjë”. 

Usta Vasili e nisi punën në fëmijëri dhe sot në moshën 89-vjeçare vazhdon t’u vijë në ndihmë bujqëve. Per riparimin e defekteve ne sistemet elektrike përdor pajisjet e viteve ‘70 të kohës së SMT-së, por që ende jane funksionale. Puna më mban gjallë, thotë ai, teksa na rrëfen disa prej proceseve delikate që kryen çdo ditë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Unë në këtë moshë nuk e marr me mend se si mund të rri në shtëpi pa ardhur këtu. Sepse puna më është bërë ushqim”, shprehet ai për ‘Report tv’. 

Usta Vasili ia ka trashëguar zanatin e elektroautit tek dy djemte të tij, të cilët kanë hapur një servis në Tiranë, ndërsa ai vazhdon të punojë në Fier. Sakaq ka një këshillë për të rinjtë që gjithnjë e më shumë po braktisin vendin, me pretekstin e papunësisë.

“Unë jam i mendimit se gjithkush që ka dëshirë për të punuar duhet të qendrojë në vendin e vet. Ështe më mirë të artizohen në një profil të caktuar sepsa të marrin rrugët andej është e vështirë. Ky zanat por dhe të tjerët si elektricist apo mobilier kanë punë në Shqipëri”, tha ai.

Related Articles

Back to top button