LIFESTYLE & SHOWBIZ

Elsa Lila fituese e çmimit të parë në Festivalin 61 të këngës në RTSH: falënderon e emocionuar


Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH e fiton Elsa Lila me këngën “Evita”. Publiku e brohoriti emrin e saj nga salla para se prezantuesja të komunikonte vendimin e jurisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Elsa falënderoi me zërin që dridhej nga emocionet duke thënë se nuk e priste që publiku vetëm pas 2 ditësh ta këndojë këngên e saj. Gjithashtu u vendos që Shqipërinë do ta prezantojë në Eurovizion, Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH erdhi me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës u zgjodh me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën u dhanë pas një vlerësimi nga juria profesioniste.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Juria e Festivalit të Këngës, vit pas viti, nuk u shpëton komenteve të publikut. Qoftë për mënyrën e vlerësimit, qoftë edhe për pikët që u japin këngëve pjesëmarrëse në eventin më të madh të vitit në muzikë.  

Këtë vit nuk u duk sikur ky debat zuri vend mes publikut apo në median e shkruar. Ju si mendoni?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button