LIFESTYLE & SHOWBIZ

Elvis Pupa braktis “DWTS Fan Club”, Albi Nako shpërthen ashpër ndaj aktorit: Pa dinjitet


Elvis Pupa, që u eliminua nga gara të premten, anuloi në minutën e fundit ardhjen e tij në “Dancing With The Stars Fan Club”. Moderatorja Kiara Tito njoftoi se në moment të fundit, Elvisi refuzoi ftesën, ndërsa që e pranishme në studio ishte partnerja e tij, Jora. Sipas saj, ka një arsye pse aktori mungon.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Visi e ka një arsye pse nuk është sot këtu, por ai e di më mirë. Unë isha partnerja e Visit. Do të doja shumë që ta kishim mbyllur garën bashkë. Jam këtu për të folur për rrugëtimin tonë”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërsa opinionisti Albi Nako u shpreh se Visi nuk u tregua serioz dhe profesionist.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Jora thotë ka një arsye. Edhe unë rashë nga kati i dytë sot me gjithë dollap, por erdha. Eci duke çaluar. E shoh Visin të kompleksuar edhe nga situata e së premtes, në mënyrën si bëri kërcimin, si u mbyll nata. Visi është artist dhe e njeh televizionin. Nga mosardhja sot, e shoh shumë të frustruar. Mund të kishte ardhur sot. Të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte dhe kaq”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Teksa doli në “dance off” me Eni Shehun, Visi zgjodhi të mos kërcente, por të qëndronte me një gotë ujë në dorë, gjatë kohës që balerina kërcente, veprim që u pa si mungesë respekti. Por, për Jorën, Elvisi është keqkuptuar.

“Unë mendoj që është keqkuptuar pak. Visi është shumë pozitiv dhe dashamirës. Unë mendoj se Visi është aq artist sa di t’i kontrollojë emocionet shumë mirë”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button