AKTUALITETSTAR CHANNEL

Emergjencat Civile të Qarkut Fier: Lumenjtë në ulje, asnjë rrezik për banesa

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave në Qarkun Fier kanë vijuar gjatë gjithë natës monitorimin e prurjeve në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin. Sipas raportimit të fundit, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Lumi Vjosë ka shënuar ulje të nivelit, ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen nga tokat bujqësore në zonat Kashisht dhe Kafaraj.

Reklama në FieriWeb - “”

Lumi Shkumbin ndodhet në kuota normale dhe nuk ka krijuar probleme.

Lumi Seman, ndonëse në ulje, vazhdon të qëndrojë në nivele të larta, me dalje nga shtrati, por vetëm brenda argjinaturës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë ditës së djeshme, Bordi Rajonal i Kullimit dhe drejtoritë e ujitjes në bashkitë e qarkut kanë kryer kontrolle përgjatë argjinaturave, nga ku rezulton se:

  • Nuk është konstatuar asnjë dëmtim i infrastrukturës së argjinaturave;
  • Nuk ka akse rrugore të bllokuara;
  • Nuk ka fshatra apo lagje të izoluara;
  • Nuk ka banesa nën ujë;
  • Vetëm disa kasolle dhe depozita bari brenda argjinaturës janë prekur nga ujërat, ndërkohë që bagëtitë janë larguar në kohë.

Aktualisht, moti paraqitet me reshje me intensitet të ulët, ndërsa strukturat mbeten në gatishmëri të plotë. Autoritetet bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka nevojë për mbështetje shtesë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Strukturat e emergjencës vijojnë monitorimin dhe mbeten në kontakt për çdo ndryshim të situatës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button