AKTUALITETSTAR CHANNEL

Emigrantët që po kthehen! Historia e Afrimit dhe mikut të tij italian që hapën biznesin në Fier

Të rinjtë shqiptarë, pas vitesh emigracion, po kthehen dhe po investojnë në vendin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Afrim Veliu u largua nga Shqipëria në moshën 12-vjeçare drejt Italisë. Pas më shumë se 15 vitesh pune në vendin fqinj, ai vendosi të kthehet në vendlindje së bashku me familjen.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Me përvojën e fituar gjatë emigrimit dhe bashkë me mikun e tij italian, ata kanë hapur një biznes modest për prodhimin e pastave në mënyrë artizanale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Jam larguar nga Fieri në moshën 12-vjeçare. Kam rreth 5 muaj që jam kthyer nga Italia, pas më shumë se 15 vitesh emigracion. Ka qenë një zgjedhje e përbashkët me babain dhe motrën që të hapnim këtë biznes, një laborator për prodhimin e makaronave në mënyrë artizanale. Bashkë me Leonardin, i cili ka 10 vite eksperiencë në Zvicër dhe që është kthyer posaçërisht për të punuar me ne. Zgjodha të kthehesha në Shqipëri sepse nuk kisha më perspektivë. Të hapja një biznes në Itali ishte e pamundur për shkak të taksave shumë të larta. Kam 5 muaj që jam kthyer dhe stabilizuar këtu. Jemi shumë të kënaqur me këtë punë, sepse klientët që vijnë, kthehen përsëri, dhe për ne kjo është gjëja më e rëndësishme”-shprehet Afrim Veliu.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Edhe për 26-vjeçarin italian Leonardo Dini, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, vendi ynë është një mundësi e mirë për të zhvilluar një biznes. Përveç taksave të ulëta, edhe mikpritja e njerëzve e bën të ndihet si në familjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Unë isha në Zvicër. Kam pak kohë që jam transferuar. Kisha një punë të sigurt, por jemi djem të rinj, po s’i bëmë tani këto gjëra, kur do t’i bëjmë? Është hera e parë që vij në Shqipëri. E di që janë ato paragjykimet që vijnë nga jashtë —për vendet që nuk i njeh, mendon keq, por njerëzit më duan dhe ndihem si në familje. Në këtë zonë nuk kemi konkurrencë. Jemi të parët dhe, me eksperiencën dhe pasionin tonë, të gjithë klientët janë të kënaqur dhe po kthehen përsëri. Çdo ditë vijnë edhe klientë të rinj.”-shprehet Dini.

Edhe pse janë ende në hapat e parë, dy të rinjtë janë të vendosur dhe shpresojnë që ta çojnë përpara rrugën që kanë nisur. Në një kohë kur shumë të rinj vazhdojnë të largohen, historia e tyre është një shembull i guximit dhe i besimit se edhe këtu mund të ndërtohet e ardhmja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button