AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë, vetëm një dokument/ Ministria e Brendshme: Mjafton të pajisen me letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike


Ministria e Brendshme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përmes një njoftimi, ministria sqaron se emigrantët do të kenë mundësinë të aplikojnë për letërnjoftim elektronik, ose për pasaportë biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ministria e Brendshme njofton se, duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht. Nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme. Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button