AKTUALITETKRONIKË

EMRAT/ Apartamente, makinë dhe llogari bankare, SPAK sekuestron pasuritë e dy personave të akuzuar për trafik droge


SPAK ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogaritë bankare në emër të Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, të akuzuar për trafik droge. Bëhet fjalë për 10 llogari bankare, një godinë në Gjirin e Lalëzit, dy apartamente te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë dhe Liqeni i Thatë, një makinë dhe një shoqëri tregtare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Princ Dobroshi, shtetas i Kosovës, dhe Olsi Syziu nga Shqipëria akuzohen nga autoritetet gjermane për trafik lëndësh narkotike. Në 2020, Dobroshi dhe Syziu bashkë me të tjerë, kishin transportuar sasi të konsiderueshme kokaine nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu, në vitin 1993, ai rezulton se është dënuar në Norvegji me 14 vite burg pët trafikim kokaine. Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pasuritë e sekuestruara:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
  1. Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
  4. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
  5. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;
  6. Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.
  7.  Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button