KRONIKË

EMRAT – DETAJE/ Po shkonte të vriste të dënuarin për drogë, Operacionalja e Elbasanit zbret në terren, 23 vjeçari hedh kallashnikovin në rrugë dhe largohet


Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Shërbimet e Policisë së Elbasanit, pas informacioneve në rrugë operative se një 23 vjeçar po kërkonte për të vrarë një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar disa ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rezulton se shtetasi që ishte në shënjestrën e të riut, është dënuar dy herë me burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Menjëherë është organizuar puna dhe në terren kanë dalë strukturat hetimore dhe operacionale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shtetasi Bekim Rusta, 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Boiken Bahiti, 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button