AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

EMRAT/ I biri zihet me bashkëmoshatarin, “çmendet” babai, merr peng 14-vjeçarin, arrestohet bashkë me…


Një sherr mes adoleshentësh në Tiranë përfundoi me pengmarrje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Babai i njërit prej adoleshentëve, 50-vjeçari Çlirim Sina, mori peng 14-vjeçarin që ishte konfliktuar me djalin e tij. Pas ndërhyrjes së policisë, në pranga ranë prengmarrësit Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka pasur me djalin e shtetasit Ç. S.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button