KRONIKË

EMRAT/ I morën ryshfet një shtetaseje, arrestohen dy punonjës të Policisë në Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. 

Reklama në FieriWeb

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për inspektorin Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas dhe Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

NJOFTIMI I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ata janë:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

– Inspektor Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;
– Inspektor Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button