EMRAT/ Mësohen identitetet e të gjithë personave që humbën jetën dhe u plagosën nga shpërthimi tragjik në Lushnjë.
Kur kanë kaluar 9 orë nga ngjarja tragjike ku Roland dhe Elidon Hoxha (babë e bir) humbën jetën ditën e sotme pas një shpërthimi të fortë në një kapanon në Lushnjë, ku të dy ishin duke punuar me vinç, si dhe mbetën të plagosur 7 persona të tjerë, zbardhen dhe emrat e të gjithë personave që u përfshinë në këtë tragjedi.
Viktimat
1-Roland Hoxha
2-Elidon Hoxha
Të plagosurit
3-Sajmir Korreshi
4-Sokol Lumi
5-Bujar Çela
6-Ervis Sharka
7-Lunedi Golemi
8-Ilia Sota
9-Eriget Gorovelli.
NGJARJA
Burime për “FieriWeb” bënë me dije më herët se babë e bir kishin filluar punë ditën e sotme, ndërsa djali kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.
Ata ishin duke ngjitur disa bombola oksigjeni në momentin, kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë, e më pas ndodhi edhe shpërthimi që ju mori jetën.
Ndërkohë që nga shpërthimi p[ati edhe disa persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Tiranë, pasi kishte marrë dëmtime të shumta.
Në vendngjarje, përpos efektivëve të policisë mbërritën edhe ekspertët e Njësisë Antieksploziv, pasi në ambientet e kapanonit gjenden disa bombola, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.
Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen, të cilat ranë kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në ambientet e kapanoni, por edhe në bizneset përreth, pronarët e së cilëve shprehen se janë tronditur nga ngjarja.