Uncategorized

EMRAT/ “Shqiponjat” kontroll blic në Fier, tre të rinj në pranga, ja akuzat


“Shqiponjat” në bashkëpunim Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Fierit, si rezultat i kontrolleve të befasishme, të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, kapën dhe arrestuan në flagrancë dy persona, Aleksandër Leka, 32 vjeç dhe Qamil Leka, 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë).

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Luan Barjamaj, 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi Policisë Fier:

Fier/Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje, si dhe një mjet prerës (thikë) që mbahej nga njëri prej të arrestuarve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të befasishme, të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. L., 32 vjeç dhe Q. L., 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë);

•L. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 26 vjeç, banues në Fier, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. B., pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞

Related Articles

Back to top button