EMRAT/ Vrasja me armë gjahu në Burrel, viktima 10 vite më parë kishte plagosur vajzën e autorit
Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme (21 Janar) në Burrel.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi viktima, 10 vite më parë i kishte plagosur vajzën autorit.
Janë zbardhur edhe identitetet e viktimës dhe autorit, pas ngjarjes së rëndë në Burrel.
Mësohet se autori i ngjarjes është Islam Meta, 63-vjeç, ndërsa viktima është Petrit Kuka 52-vjeç.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është hakmarrja.
Mat, informacion paraprak:
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.