KRONIKËRAJONI

Emri/ Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së futbollit


Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button