KRONIKË

EMRI/ Dyshohet i mbytur në lumin Devoll, Policia: Vijojnë kërkimet për gjetjen e 80-vjeçarit

Ramazan Arapi dyshohet i mbytur në lumin Devoll.

Policia bën me dije se djali i tij, 50-vjeçari T.Arapi ka njoftuar sallën operative se babai i tij mund të ishte mbytur në lumin Devoll.

Reklama në FieriWeb - “”

80-vjeçari banues në fshatin Rrenas, Belsh, është larguar nga që prej datës 31 gusht për të mos u kthyer më.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me familjarët, efektivë të MZSH Belsh dhe banorë të fshatit për të kërkuar trupin e 80-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, ai kishte probleme të shëndetit mendor, sakaq burime bënë me dije se sot është gjetur një xhaketë e baltosur, për të cilën familjarët kanë konfirmuar se i përket Ramazan Arapit.

Njoftimi i Policisë: Belsh

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Reklama në FieriWeb

Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.

Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button