KRONIKËLAJMI FUNDIT

EMRI/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale! Një 24-vjeçari i gjenden në trup dy mina me telekomandë


Një 24-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar pasi u kap me dy mina me telekomandë në trup.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai ishte duke lëvizur në drejtim të Lezhës për t’i shitur këto mina grupeve kriminale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Arkil Selimi u lokalizua në afërsi të Milotit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky ri i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button