KURIOZITETETË NDRYSHME

Ende nuk e dini? Ja kur duhet ta hiqni pemën e Vitit të Ri!


Pavarësisht nëse e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjes një ditë pas Ditës së Falënderimeve ose në prag të Krishtlindjes, e vërteta e trishtë është se në fund të festave pema sipas traditës duhet të hiqet. Pyetja është, kur saktësisht duhet ta hiqni pemën tuaj të Krishtlindjes?

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Disa njerëz duan të shijojnë sa më gjatë shfaqjen e tyre festive, ndërsa të tjerë fillojnë të heqin zbukurimet një ditë pas Krishtlindjes.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kjo traditë daton që nga shekulli i katërt, ku shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes). Kjo mbrëmje  gjithashtu njihet si vigjilja e Epifanisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Epifania shënon ditën kur tre Mbretërit vizituan foshnjën Jezus dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar. Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr pemën tuaj. Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Origjina e Krishtlindjes, përtej shpirtit festiv e ka bazën tek tradita. Një nga simbolet kryesore të saj është bredhi, që si traditë, vendoset në 6 dhjetor, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse vendosim një pemë Krishtlindjesh?

Çdo dimër, familjet në të gjithë botën zbukurojnë një pemë, për t’a quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Ajo zbukurohet me drita nga më të ndryshmet, zbukurime si topa me ngjyra, yje, e të tjera. Dhe bredhi është nëpër botë një simbol i Krishtlindjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

do

Related Articles

Back to top button