AKTUALITETSTAR CHANNEL
Era e fortë gjatë natës rrëzon dy pisha në aksin Fier–Cakran, bllokohet qarkullimi tek “Kthesa e Shkozës”

Fier – Dy pisha janë rrëzuar gjatë natës në aksin rrugor Fier–Cakran, në vendin e njohur si “Kthesa e Shkozës”, si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë zonën.
Një foto ka mbërritur në redaksinë e FieriWeb, ku duket qartë se pemët kanë rënë mbi rrugë, duke bllokuar pothuajse të gjithë korsinë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa drejtues mjetesh dhe banorë të zonës janë angazhuar për të larguar trungjet nga rruga, deri në ndërhyrjen e strukturave përkatëse.
FieriWeb do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.




