Eriselda Zotaj Çelaj me mesazh të fortë pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 9 Nëntorit: “Eh mor plaku ‘Mere’, shqiptarët nuk ta falin shkatërrimin e së djathtës”

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 Nëntorit 2025, ish-kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut aktual të Partisë Demokratike.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Zotaj shprehet se gabimet e përsëritura të lidershipit nuk falen, ndërsa thekson se qytetarët po e ndëshkojnë vazhdimisht me “refuzim, përbuzje dhe poshtërim”.
“Eh mor plaku ‘Mere’. Çfarë ndryshimi kishin zgjedhjet e 9 Nëntorit nga të tjerat? Gabimet përsëritëse nuk ti fal askush. Siç ty nuk po ta falin shqiptarët, shitjen dhe shpërdorimin e kontributit të mijëra shpirtërave të lirë, për të realizuar misionin tënd – shkatërrimin e së djathtës dhe çimentimin e themeleve të së majtës më 2008,” – shkruan ajo ndër të tjera.
Në vijim të reagimit, Zotaj ironizon mbledhjet e brendshme të PD-së, duke i quajtur ato “mbledhje me dyer të mbyllura të mbetjeve të një epoke që shqiptarët nuk e duan më”.
Ky reagim vjen në një moment të tensionuar për demokratët, pas një tjetër humbjeje elektorale që ka shkaktuar debat të brendshëm dhe kërkesa për ndryshim në drejtimin e partisë.




