Eriselda Zotaj Çelaj vizitë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier: Urim për besimtarët ortodoksë dhe katolikë me rastin e Pashkëve

Në kuadër të festës së Pashkës, kandidatja e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për qarkun e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, zhvilloi një vizitë këtë mëngjes në Kishën e Shën Gjergjit në Fier.
Vizita e saj mbante një mesazh urimi dhe solidariteti për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe katolikë, të cilëve u uroi paqe, dashuri dhe shpresë në këtë ditë të shenjtë.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Zotaj Çelaj shprehet:
“🙏🤍 Gëzuar Pashkët!
Uroj që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe në shpirt, dashuri në zemër dhe gëzim në çdo moment të jetës suaj.
Le të jetë kjo ditë një rikthim i besimit, shpresës dhe forcës për të përballuar çdo sfidë me kurajo dhe buzëqeshje.
🙏🤍 Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj!” Shkruan Zotaj.
Kjo vizitë simbolike vjen si një vlerësim për rolin dhe kontributin e komuniteteve fetare në jetën shpirtërore dhe shoqërore të qytetit të Fierit.