Ermir Shehu largohet nga Qarkullimi në Fier, emërohet zv/drejtor në Durrës

Pas pezullimit të tre drejtuesve në Policinë Vendore të Durrësit, pas ngjarjes tragjike në zonën e Ish-Kënetës ku humbën jetën dy të mitur, janë ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese të policisë.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Xhafa, është zëvendësuar nga Ervin Hodaj, ndërsa në krye të Policisë Rrugore është komanduar Blerim Laçi.
Një tjetër ndryshim lidhet me postin e zv/drejtorit të Policisë Vendore Durrës, detyrë e mbajtur prej disa vitesh nga Bujar Deliallisi, i cili është transferuar në një detyrë të re në strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë.
Në vend të tij është komanduar Ermir Shehu, i cili deri më tani mbante detyrën e drejtorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.




