Eshte mbyllur nata finale e Festivalit mbarëkombëtar të aktrimit “Apollon ‘23” në Qytetin e Fierit.
Teatri “ Bylis” ne Fier u kthye per pese dite radhazi ne destinacionin e artit skenik pasi edicionini 14-te i ketij festivali solli ne skenen teatrore per 5 nete radhazi trupa te njohura teatrore nga Shqiperia , Kosova, e Kroacia , vepra te autoreve shqiptare e te huaj kryesisht ne gjinine e komedise dhe monodrames, shfaqje te cilat nxjerin ne pah dhe trajtojne probleme familjare dhe te shoqerise qe hasen me se shumti gjate diteve te sotme.
Juria e festivalit kete vit kishte ne perberjen e saj aktoret e njohur Ndricim Xhepa, Enver Petrovci dhe Luli Bitri te cilet ne naten finale ndane edhe cmimet per kategorite e percaktuara: Aktoret joprotaginiste me te mire u vleresuan Mimoza Marjanaku dhe Indrit Cobani dhe aktoret protagoniste me te mire Olta Daku dhe Mentor Zyberaj te cilet u shprehen mjaft te emocionuar per vleresimin e jurise prestigjioze.
Bashkepunime te tilla te trupave teatrore jane te nje rendesie te vecante eshte shprehur kryetari i jurise , aktori i njohur Ndricim Xhepa, teksa ka apeluar per me shume vemendje nga ana e qeverise per artin e kulturen.
Ky festival erdhi ne qytetin e Fierit pas nje periudhe nderprerjeje me nje kaste te njohur aktoresh te 9 trupave teatrore nga Shqiperia, Kosova e Kroacia, te cilet sollen para publikut artdashes fierak emocione te vecanta.
Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z,Armando Subashi. Bashkia e Fierit.
Mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Organizuar nga Shoqata “ANTIK”.
Sponsor kryesor “BANKERS” Petroleum.
Sponsor të tjerë, Rrjeti supermarketeve “BIG MARKET”, Mielli “MOKRA”, si edhe “BREGU CLIMA”, “ALBES” Petrol, “BLETA PREMIUM”, “BAROQUE” Te Berti, “RUSTIKA KALA”.