EKONOMISTAR CHANNEL

Euro në nivelin më të ulët të vitit – Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme, 25 Korrik

Monedha europiane ka zbritur në nivelin më të ulët të këtij viti kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit të publikuar këtë të enjte, më 25 korrik 2025, 1 euro këmbehet me 96.9 lekë në blerje dhe 97.8 lekë në shitje, duke reflektuar një forcim të ndjeshëm të lekut gjatë sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas operatorëve të tregut valutor, kjo rënie e euros vjen për shkak të prurjeve të mëdha të valutës në vend nga emigrantët dhe turistët. Ekspertët vlerësojnë se situata mund të ndikojë negativisht te eksportuesit dhe familjet që marrin të ardhura në euro, por nga ana tjetër mund të sjellë ulje të çmimeve për produktet e importuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, monedhat e tjera të huaja këmbehen sot në këto vlera:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Dollari Amerikan (USD): Blerje 82 lekë | Shitje 83.5 lekë
  • Franga Zvicerane (CHF): Blerje 103.1 lekë | Shitje 104.1 lekë
  • Poundi Britanik (GBP): Blerje 111.2 lekë | Shitje 112.5 lekë
  • Dollari Kanadez (CAD): Blerje 60.1 lekë | Shitje 61.6 lekë
  • Dollari Australian (AUD): Blerje 53.9 lekë | Shitje 55 lekë
  • Jen Japonez (JPY): Blerje 0.55 lekë | Shitje 0.58 lekë
  • Lira Turke (TRY): Blerje 1.98 lekë | Shitje 2.08 lekë
  • Denari Maqedonas (MKD): Blerje 1.52 lekë | Shitje 1.57 lekë
  • Leu Rumun (RON): Blerje 18.56 lekë | Shitje 19.33 lekë
  • Lev Bullgar (BGN): Blerje 47.66 lekë | Shitje 49.64 lekë
  • Korona Suedeze (SEK): Blerje 7.03 lekë | Shitje 7.81 lekë
  • Korona Norvegjeze (NOK): Blerje 6.61 lekë | Shitje 7.34 lekë
  • Korona Daneze (DKK): Blerje 10.41 lekë | Shitje 11.71 lekë

Kursi i këmbimit vijon të jetë dinamik dhe ndikohet si nga tregu vendas, ashtu edhe nga zhvillimet ekonomike ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button