EKONOMISTAR CHANNEL

Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve! Këtë muaj është zhvlerësuar 4% krahasuar me vjet

Euro e ka nisur javën me rënie, duke bërë që vlera e saj përballë lekut të regjistrojë një tjetër rekord negativ. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 94.3 lekë.

Një qytetar që sot ka këmbyer 100 euro ka marrë nga pika e këmbimit vetëm 9,400 lekë, ndërsa një qytetar që vendosi të blinte 100 euro ka paguar 9.460 lekë. Këto vlera janë 4% më të ulta se në qershorin e vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rënia e euro është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, dhe situata pritet të rëndohet edhe më tej, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vendin tonë.

Sipas Bankës veç turizmit ndikim në zhvlerësimin e euros po japin edhe investimet e huaja dhe remitancat, por sipas ekspertëve dhe opozitës rol kyç në këtë çështje ka pastrimi i parave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky dobësim i euros përballë lekut, vijon të godasë eksportuesit, familjet që mbahen me dërgesat e emigrantëve dhe ata që i kanë të ardhurat në valutë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button