POLITIKËSTAR CHANNEL

Exit Poll: PS siguron shumicën me 79 mandate, PD me 54 – surpriza dhe humbje në garën elektorale

Tiranë – Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll-it për zgjedhjet parlamentare, duke projektuar një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila del forcë e parë me 51.8% të votave në rang kombëtar dhe siguron 79 mandate në Kuvend, mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Reklama në FieriWeb

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 38% të votave dhe 54 mandate, duke ruajtur një përfaqësim të fortë opozitar, por pa mundur të afrohet ndjeshëm me PS-në.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ruan 3 mandate në rang kombëtar, ndonëse merr vetëm 2.2% të votave, falë përqendrimit të elektoratit në zona të caktuara.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërkohë, Partia Mundësia e Agron Shehajt, me 3.6% të votave në rang kombëtar, arrin të sigurojë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së votës në disa qarqe dhe përqendrimit real vetëm në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga Arlind Qori, arrin të marrë një mandat në qarkun e Tiranës, megjithëse vetë Qori mbetet jashtë Parlamentit. Lëvizja kap për pak pragun kombëtar, duke e bërë mandatin e saj një arritje simbolike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Surpriza vjen nga Lulzim Basha, i cili pavarësisht përqindjes relativisht të ulët prej 1.4% në rang kombëtar, arrin të sigurojë një mandat personal, falë fushatës së tij të fokusuar në rrjetet sociale.

Një tjetër zhvillim interesant është rënia e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, i cili me 1.8% të votave në rang kombëtar nuk arrin të sigurojë asnjë mandat, ndonëse më parë ishte projektuar si një forcë në rritje.

Ky rezultat pritet të rikonfigurojë balancat politike në Kuvend dhe të hapë rrugën për një qeverisje të re nga Partia Socialiste, pa pasur nevojë për aleatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button