“Fast and Furious” në rrugët e Beratit/ Kryente manovra të rrezikshme me automjet, shoferit i hiqet patenta dhe… (VIDEO)
Berat
Kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesi, si dhe i pezullohet leja e drejtimit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.
Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.
Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.