AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fatura për turqit në spitalin e Fierit/ Hapet tenderi për personelin që do të akomodohet në hotel, llogaritet 17 mijë euro personi

Personeli turk i punësuar në Fier duhet të jetojë në hotel.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për qëndrimin e shtetasve turq që punojnë në spitalin Memorial është hapur prokurimi mbi kufirin e lartë monetar me fond limit deri në gati 700 mijë euro, që vlera më e lartë e mundshme për person me përafërsi rezulton mbi 17 mijë euro në vit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga strukturat akomoduese që janë të kategorizuara si shërbim hoteleri, është deri më 14 prill. Kohëzgjatja e kontratës parashikohet e vlefshme për 12 muaj dhe do të financohet nga buxheti i shtetit, sipas vkm që miratoi protokollin mes Shqipërisë dhe Turqisë gjatë vitit 2022.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Relacioni i prokurimit :“Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, një prej detyrimeve të palës shqiptare është: “Të mbulojë shpenzimet e brendshme të pagave, akomodimit dhe transportit të personelit që do të emërohen në këtë projekt nga pala turke…”.

Reklama në FieriWeb

Kriteret e tenderit specifikojnë se akomodimi në hotel do të jetë për maksimumi 40 persona në natë për 365 netë, dhe përveç fjetjes në dhoma teke ose dyshe, me dyshek të rehatshëm dhe çarçafë pambuku të cilësisë së lartë , duhet të përfshihet edhe mëngjesi, ndërsa uji dhe çaji tradicional turk të ofrohet pa limit.

“Kriteret e tenderit “Shërbim Hoteleri Akomodim për Personelin”: “Arredimi dhe mobilimi i dhomave duhet të ofrojë kushte optimale dhe të kënaqshme për jetesën. Ngrohje dhe ftohje me kondicioner në dhomë dhe secila dhomë të ketë tualet. Pastёrtia dhe higjiena janё themelore nё tё gjitha mjediset e brendshme dhe të jashtme te hotelit”.

Për arsye sigurie kërkohet mbyllja e aktivitetit tregtar të hotelit, që t’iu dedikohet personelit turk të spitalit Memorial, i cili garanton sigurimin e ambientit të faljes dhe ambient të veçantë sportiv dhe argëtimi si lojëra shahu, domino. Hoteli duhet të marr përsipër edhe organizimin e banketeve përgjatë festave zyrtare të shtetit turk.

Me rëndësi vlerësohet edhe vendndodhja e hotelit, që të jetë jo më larg se 30 km me rrugë automobilistike nga Spitali Rajonal “Memorial” Fier. Kjo distancë parashikohet me qëllim ofrimin në kohë të shërbimit mjekësor dhe sa më shpejt të jetë e mundur në raste urgjente.

Propozimi teknik ka 80 pikë ku vlerësohet përvoja e mëparshme e strukturave hoteliere propozuese, cilësia e shërbimit,  organizimi apo edhe kualifikimi i stafit. Ndërsa 20 pikë ka oferta ekonomike, ku peshën më të madhe e ka çmimi më i ulët i propozuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button